Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka zbuluar të rejat e fundit lidhur me transferimin e Antoine Griezmann tek skuadra e Barcelonës.
Trajneri i skuadrës katalane ka konfirmuar se Barca ka kontaktuar skuadrën e Atletico për të diskutuar një marrëveshje të mundshme lidhur me francezin, transmeton lajmi.net.
Griezmann ka qenë lojtari kryesorë i Atletico Madrid gjatë pesë viteve të fundit, por ai ka bërë të ditur se do të largohet nga Madridi në fund të këtij sezoni.
Ai ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës së tij në secilin nga pesë sezonet e fundit, duke përfunduar njëherë në vendin e tretë në garën për ‘Topin e Artë’.
E këtë lojtar është shumë afër që ta transferojë skuadra e Barcelonës, e cila sipas Valverde ka nisur negociatat me skuadrën nga ‘Wanda Metropolitano’.
“Është e vërtetë se kemi filluar kontaktet dhe ato po vazhdojnë. Por, sezoni nuk ka mbaruar akoma. Ne kemi finalen e Kupës së Mbretit” ka thënë Valverde pas ndeshjes me Eibar, transmeton lajmi.net.
“Ne kemi shansin për të fituar dy tituj dhe duhet të fokusohemi në këtë problem. Pastaj do të shohim për të tjerat. Nuk mund të themi të reja për lojtarët që nuk janë në skuadrën tonë” ishin fjalët e trajnerit.
Barca ka siguruar triumfin e dytë radhazi në La Liga gjatë muajit prill, duke prirë para rivalëve të Real Madrid dhe Atletico Madrid.
Marrëveshja me Griezmann vetëm sa do ta bënte edhe më të frikshme skuadrën katalane.