Mesfushori i Ajaxit, Donny van de Beek, e ka refuzuar mundësinë për t’iu bashkuar Tottenham Hotspurin dhe është në pritje të një oferte nga Real Madridi – bënë të ditur De Telegraaf.
E përditshmja holandeze raporton se mesfushorit nuk i ka pëlqyer shumë ideja që të punojë nën urdhrat e Jose Mourinhos, prandaj e ka hedhur poshtë shansin për të luajtur në Ligën Premier nga janari.
Nga ana tjetër, ai shpreson që Reali ta ringjallë interesimin për shërbimet e tij, ku do të dëshironte të luajë nga sezoni i ardhshëm.
Donny van de Beek (Foto: Manuel Queimadelos Alonso/Getty Images/Guliver)
Van de Beek nuk dëshiron të largohet nga Ajaxi në afatin dimëror, porse është duke menduar të ndryshojë ambient nga sezoni 2020/2021.
Në këtë mënyrë, 22-vjeçari do t’i ndiqte hapat e yjeve, si Frenkie de Jong e Matthijs de Ligt, të cilët u larguan drejt Barcelonës, respektivisht Juventusit.
Los Blancos janë duke e monitoruar mesfushorin qe një kohë të gjatë, ndërsa Ajaxi e vlerëson rreth 55 milionë euro. /Telegrafi/