Van de Beek ia mbyllë derën Unitedit e Realit

Prishtinë | 12 Jan 2020 | 12:42 | Nga Ekonomia Online

Nëse e duan holandezin, Reali dhe Unitedi duhet të tentojnë gjatë verës, por jo tani, jo në këtë afat kalimtar.

Talenti i Ajaxit, Donny van de Beek, ka konfirmuar se nuk do të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

“E kam thënë dhe po e përsëris, do të qëndroj në Ajax deri në fund të sezonit dhe ndoshta edhe sezonin tjetër”, tha Van de Beek.

“Këto raportime për Man Unitedin dhe Real Madridin janë shenjë e mirë, por nuk është e rëndësishme tani. Do të qëndroj në Ajax dhe do të jap 100%”./GE

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme