Van der Sar: De Ligt do të shkojë në Angli ose Spanjë

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 12:32 | Nga Ekonomia Online

Drejtori i Ajaksit, Edwin van der Sar, ka pohuar që kapiteni i Ajaksit, Matthijs de Ligt, do të transferohet në Angli ose në Spanjë.

19 vjeçari është lidhur me një kalim te Barcelona që ka nënshkruar me Frenkie de Jong në fund të sezonit, ndërkaq për të kanë shprehur interesim edhe Manchester United, Manchester City, Liverpool dhe Juventus.

“Mendoj që këto do të jenë lojërat e fundit të De Ligt me Ajaksin, por shpresoj që do të largohet në mënyrën më të lavdishme”, ka thënë Van der Sar për Sky Sport Italia.

“Ai ka qenë këtu qysh si fëmijë dhe do të përfundojë në një klub të madh”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme