Robin Van Persie thotë se atij s’i ishte ofruar kontratë e re nga Arsenali para se ta bënte transferimin e tij të famshëm në Manchester United.
Sulmuesi holandez hoqi dorë nga shiriti i kapitenit te Topçinjtë në vitin 2012 për t’iu bashkuar Djajve të Kuq, në një marrëveshje prej 24 milionë funtesh.
Van Persie vazhdoi duke e fituar titullin e Premierligës në sezonin e tij të parë me Manchester Unitedin dhe i kaloi gjithsej tre sezone në Old Trafford.
Përderisa transferimi i tij në Manchester Unitedi ishte cilësuar si tradhti nga tifozët e Arsenalit, Van Persie insistoi se atij s’i ishte ofruar kontratë e re për të qëndruar në Londër, por e pranoi se është penduar për mënyrën se si ishte larguar.
“Nuk kishte të bënte vetëm me mua dhe Arsene Wengerin, më shumë ishte për shkak të Ivan Gazidis natyrisht dhe mënyrën se si ai ishte sjellë gjatë gjithë asaj situate”, ka thënë Van Persie.
“Nëse unë kthehem për ta vlerësuar atë situatë, unë duhet ta shikoj edhe veten se çfarë mund të kisha bërë më mirë ose më ndryshe. Ajo letra e hapur… nuk duhej ta kisha bërë atë gjë”.
“Në një situatë aq delikate dhe të vështirë të një sage transferimi, pasi kisha kaluar aq shumë kohë në Arsenal, marrja e një vendimi për ta shkruar një letër të hapur për të vërtetën time në dy faqe ishte e pamundur”.
“Dhe pjesërisht për shkak të faktit se Arsenali nuk më kishte ofruar mua kontratë të re. Kështu që kur kthehem ta mendoj atë, duhej të isha sjellë më mirë”.
“Mund të të premtoj për kokën e fëmijëve të mi, nëse dikush vjen me dëshmi se Arsenali ma kishte ofruar një kontratë të re, unë do t’i jepja ty një milion funte tani menjëherë”./ge