Vanessa Hudgens ka treguar për këshillat e rëndësishme që ajo mori nga bashkëpunëtorja e saj në filmin “Second Act” – Jennifer Lopez.
Aktorja 30-vjeçare shpjegoi se gjatë xhirimeve, ajo kishte një lidhje të çmendur për Jenniferin, e cila donte ta ndihmonte atë brenda dhe jashtë grupit.
“Ne ishim midis grupeve, donim të bisedonim vetëm. Unë doja t’i tregoja për karrierën time, ajo më tregoj se hapat e duhur duhet të shkojnë aty ku unë dua të jem”, ka thënë Vanessa për Haute Living.
“Ajo më tha, nëse nuk je e lumtur në një aspekt të caktuar të karrierës tënde, shiko kush është dhe bëni njësoj”.