Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti e ka anuluar vendimin që vet e kishte nënshkruar më 19 tetor 2020 i cili parashihte që operatorët kabllorë në Kosovë të paguajnë një tarifë minimale për të drejtat e autorit dhe e cila do të ndahej për autorët e veprave audio vizuele dhe akotrët, të cilat mbrohen nga shoqata VAPIK.
Kryeministri Hoti, pak ditë pasi e mori vendimin qeveritar që sadopak do të ndihmonte aktorët dhe autorët e veprave audio vizuele është takuar privatisht me pronarët e operatorëve kabllorë e të cilët e kanë detyruar ta ndryshojë vendimin e datës 19 tetor me një vendim të ri të datës 30 tetor për ta shtyrë zbatimin e vendimit paraprak.
Ky ndryshim i vendimit të Hotit pas takimeve private me operatorët kabllorë e që është në dëm të autorëve e aktorëve, ka nxitur shoqatën VAPIK që të reagojë ashpër dhe kanë kërkuar nga Hoti që të kthejë ligjshmërinë e jo të bie pre e pazareve me operatorët kabllorë, në dëm të krijuesve dhe televizioneve kosovare.
Më poshtë gjeni të bashkëngjitur reagimin e plotë të Shoqatës VAPIK dhe dy vendimet e marra nga kryeministri Hoti për të njëjtën çështje: