Varfëria dhe i nxehti, përditshmëria e banorëve të Malit

Prishtinë | 09 Maj 2019 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Banorët e Bamakos, kryeqyteti i Malit, përskaj varfërisë këto ditë përballen me temperatura të larta ekstreme, transmeton Anadolu Agency (AA).

Temperatura e ajrit ngjitet në 43 gradë Celsius këto ditë, për çka fëmijët kërkojnë shpëtim përmes lojërave të ndryshme, ndërsa të rriturit e kanë më të vështirë sepse në këto temperatura të larta, bëjnë agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

❮❯Varfëria dhe i nxehti, përditshmëria e banorëve të Malit

Një nga problemet më të mëdha ekonomike në Mali është numri i madh i bizneseve të paregjistruara. Bëhet fjalë kryesisht për shitjet në rrugë, të cilat si të tilla, paraqesin burimin ekzistencial të shumë familjeve.

Mali është i varfër, kryesisht vend bujqësor, me aktivitete të cilat janë të përqendruara në zonat e ujitura të lumit Niger. Rreth 10 për qind e popullsisë janë blegëtorë nomadë ndërsa pjesa tjetër merren me bujqësi dhe peshkim.

Grupet më të mëdha etnike janë Mandët, Peul, popujt Volt dhe Songhai. Gjuha Bambara përdoret për komunikim të ndërsjellë ndërsa frengjishtja kryesisht në zonat urbane.

Të ngjashme