Varhelyi thotë se u bë inaugurimi i seksionit të parë të autostradës Nish-Merdar

Prishtinë | 26 Kor 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka bërë të ditur se është bërë inaguruimi i pjesës së parë të seksionit të Nish-Merdarë, në kuadër të Autostradës së Paqes.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka deklaruar se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla.

“Ne i lidhim njerëzit dhe bizneset e Serbisë. Kjo autostradë është një projekt kryesor i Planit Ekonomik dhe Investimeve prej 30 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor”.
“BE-ja investon! Më shumë gjëra po vijnë”, ka thënë Varhelyi.

Të ngjashme