Varret masive në Izyum, Çekia kërkon themelimin e një gjykate për krimet e luftës

Prishtinë | 17 Sht 2022 | 14:59 | Nga Ekonomia Online

Republika Çeke, e cila aktualisht mban presidencën e Bashkimit Evropian, ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate ndërkombëtare për krimet e luftës pasi u gjetën varre të reja masive në Ukrainë.

Apeli vjen pas zbulimit të rreth 450 varreve jashtë qytetit të ish-pushtuar nga Rusia të Izyumit, ku shumica e trupave të zhvarrosur tregojnë shenja torture, shkruan Aljazeera.

“Në shekullin e 21-të, sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme”, tha ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky në Twitter.

“Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Unë bëj thirrje për krijimin e shpejtë të një gjykate ndërkombëtare speciale që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit”, shtoi Lipavsky.

Të ngjashme