Varrosen edhe 71 viktima të gjenocidit në Srebrenicë

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 13:09 | Nga

Në luginën e simboleve të bardha, të njohur si Qendra Memoriale e Varrezave të Srebrenicës – Potoçari, sot do të varrosen eshtrat e 71 viktimave të tjera të gjenocidit të kryer në Srebrenicë në korrik të vitit 1995, shkruan Anadolu Agency (AA).

Dy vëllezër, baballarët dhe djemtë, shtatë të mitur, një grua sot do të gjejnë qetësinë eshtrat e atyre që ishin në kërkim nga të dashurit e tyre për më shumë se dy dekada.

Çdo numër në arkivolin e gjelbër është një emër, person që kishte familje, jetë, punë. Për shtatë perj tyre rinia përfundoi herët, nuk arritën as adoleshencën. Nga bankat shkollore shkuan drejt vdekjes. U vranë pa e kuptuar kurrë se për çfarë.

Shumë anëtarë të familjeve të të vrarëve, fqinjë, miq, por edhe shumë qytetarë nga të gjitha pjesët e Bosnjë e Hercegovinës, rajonit dhe në botë sot janë këtu. Ata erdhën për të nderuar 71 viktimat të cilat sot do të varrosen në varrezat e Qendrës Memoriale, por edhe 6.504 varreve të tjera që të dëshmojnë për të tragjedinë më të madhe e cila pas Luftës së Dytë Botërore ka ndodhur në territorin e Evropës.

Viktima më e re që do të varroset sot në Potoçari është 15-vjeçari Damir (Kemal) Suljiç, eshtrat e të cilit u gjetën në një varrezë masive në Bljeçevë, kurse më i vjetri Ali (Huso) Salihoviç, i lindur në vitin 1923. Eshtrat e tij u gjetën në varrezën masive Zeleni Jadar dhe Pusmuliçi.

Në varrezat e Qendrës Memoriale të Srebrenicës- Potoçari deri më sot janë varrosur 6.504 viktima të gjenocidit, ndërsa kërkohen edhe rreth një mijë të tjerë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme