Numër i madh i qytetarëve janë mbledhur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqit, që vdiqën tragjikisht në një aksident në Gjermani teksa po ktheheshin nga Kosova për në Zvicër.
Mes lotësh e dhimbjes së madhe tre mërgimtarëve iu dha lamtumira e fundit në fshatin Rahovicë të Ferizajt.
Aksidenti tragjik ndodhi të premtën, pak ditë pasi në Gjermani vdiqën dy djemtë e familjes Arifaj nga Deçani në një aksident me tren.