Ekonomia Online
FUNDIT

Vasfije Krasniqi gjen mbështetje nga deputetët në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Vasfije Krasniqi gjen mbështetje nga deputetët në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës

Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “reallyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci. Krasniqi, e cila […]

Deputetët i bashkohen Vasfije Krasniqit në thirrjen për drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi ka paraqitur para kolegëve të saj deputet fleta të bardha me mbishkrimin e iniciativës “reallyforherjustice”, iniciativë kjo që kërkon drejtësi për dhunimet seksuale gjatë luftërave në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Kroaci.

Krasniqi, e cila një ditë më parë ka takuar edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e cila i është bashkuar kësaj thirrje, sot ka gjetur mbështetje edhe nga kolegët e saj deputet, raporton telegrafi.

Ajo është parë para fillimit të seancës duke fotografuar kolegët e saj nga parti të ndryshme, si Behgjet Pacolli, Enver Hoxhaj e  Shqipe Mehmeti – Selimi.

Të ngjashme