Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm serb Ivica Daçiq për tërheqjen e njogjeve të Kosovës, duke e paralelizuar me Ramën dhe duke deklaruar se të dy kanë objektiva të njëjta kundër Kosovës.
Vasili e konsideron Ramën tradhtar pasi nga njëra anë sulmon egër Kosovën ndërsa nga ana tjetër mbron Minishengenin në një kohë kur ministri i Serbisë, anëtare në Mini Shengen bën deklarata të tilla kurse kryeministri Vuçiç sipas Vasilit kërkon të shpërbëjë Kosovën.
Statusi i Vasliit në Facebook:
“Rama dhe Daçiç objektiva te njejta kunder Kosoves…!?
Ministri i Jashtem Edi Rama ka te shkruar si nje nga objektivat me te rendesishem te Ministrise se Jashtme promovimin dhe mbeshtetjen e procesit te njohjes se Kosoves.
Ndersa Ivica Daçiç Ministri i Jashtem i Serbise deklaron si objektiv te Ministrise se Jashtme serbe:
“Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjen. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Edi Rama nga njera ane çfaqet cinik,i eger dhe ofendues ndaj Kosoves dhe nga ana tjeter mbeshtet pa rezerva te ashtuquajturin Minishengen, mbeshtet Vuçiçin,qe perjashton dhe defaktorizon dhe kerkon te shperbeje Kosoven, duke i sherbyer verberisht ketij objektiv madhor anti Kosove, qe Serbia ka.
Pra eshte e qarte qe Ministri i Jashtem Edi Rama ka de facto objektiva te njejta me Ministrin e Jashtem Daçiç, por eshte vendi ti kujtojme z.Rama se kjo qe ai ben kunder Kosoves ka vetem nje emer:
TRADHETI dhe ata qe e kryejne TRADHETARE” (sic.), ka shkruar Vasili./Telegrafi/