Vasili: Në Francë dënohen inceneratorët e plehrave, në Shqipëri heshtin

Prishtinë | 18 Mar 2018 | 14:41 | Nga

Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar i LSI-së shkruan se inceneratorët në Francë dënohen në gjykatën penale pasi shkaktojnë kancer, ndërsa në Shqipëria prokuroria mbyll sytë.

Sipas tij mbeturinat e inceneratorëve është provuar shkencërisht se shkaktojnë kancer.

“Inceneratorët dënohen në gjykatën penale të Parisit se shkaktojnë kancer, prokuroria mbyll sytë në Shqipëri.

Mbeturinat e inceneratoreve është provuar shkencërisht që shkaktojnë kancer te përhapur të gjëndrave limfatike dhe të tjerë.

Ky ka qenë edhe shkaku se pse Evropa ka bërë kufizimin drastik të tyre.

Megjithëse Evropa ka mundësi kontrolli dhe monitorimi shumë tw rrepta që s’kanë asnjë krahasim me kontrollin e korruptuar dhe jo profesional në Shqipërinë ,kufizimi i tyre ka qenë drastik sepse rreziku i shkaktimit të kancerit është shumë i lartë.

Gjykata Penale e Parisit dënoi më 6 mars për herë të parë në Francë, bashkimin e kompanive Melunit për shkak të ndotjes ambjentale të shkaktuar nga inceneratori i përpunimit të mbetjeve.

Gjykata arsyetoi se inceneratori i përpunimit të mbetjeve shtëpiake i ndërtuar në Vaux Le Penil për “vënie në rrezik të jetës” për shkak të shkarkimeve toksike të dioksinave.Në pesëmbëdhjetë vjet procedurë, rreth 165 banorë ngritën padi civile së bashku me fshatin Maincy, i cili rrethohej nga erërat mbizotëruese të objektit. Sipas paditësve, një duzinë banorësh kanë vdekur nga kanceri në vitet e fundit, duke përfshirë edhe “Lymphomën jo-Hodgkin”, e cila zhvillohet nga qelizat e sistemit limfatik, dhe një tjetër duzinë janë duke vuajtur po nga kanceri”, shkruan Vasili.

Po ne Shqipëri kush ja mbyll sytë prokurorisë që ta hetojë, pse nuk vepron apo mijëra shqiptarë le të sëmuren e vdesin me kancer vetëm aferat e qeverisë të mos hetohen.

Kjo është kriminale dhe antihumane”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme