Vazhdimi i dialogut Kosovë – Serbi pret Asociacionin e Komunave Serbe

Prishtinë | 03 Nën 2017 | 11:00 | Nga

Kabineti i presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konsultime ditore me Brukselin rreth vazhdimit të dialogut, por tash për tash nuk ka asnjë shenjë se kur do të ndodhë ai. Kështu iu tha të përditshmes së Beogradit, “Danas”, nga kabineti i presidentit serb

Sipas kësaj gazete, po pritet që “Prishtina të përmbushë marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe”.

Po ashtu, theksohet se nuk dihet as çfarë roli do të ketë në këtë proces kryeministrja Ana Bërnabiq, përkatësisht se a do të marrin përsipër dialogun presidentët Vuçiq e Thaçi.

Maja Kocijançiç, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Federica Mogherini, ka konfirmuar për këtë gazetë se ende nuk ka një datë të takimit të Aleksandar Vuçiqit e Hashim Thaçit me Mogherinin në Bruksel, ndonëse më herët ishte paralajmëruar se takimi do të mundë të ndodhte gjatë dhjetorit, transmeton Koha.net.

Të ngjashme