Vazhdojnë evakuimet nga rajonet e rrethuara

Prishtinë | 15 Maj 2017 | 12:32 | Nga

Autokolona me rreth 2300 civilë dhe opozitarë ushtarak të cilët ishin të detyruar të largohen nga lagjet Kabun dhe Tishrin të kryeqytetit të Sirisë, Damask, që janë nën rrethimin e regjimit të Bashar Al-Asadit, ka arritur në Idlib, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marrë nga gazetarët e AA-së në Idlib, autokolona e përbërë nga 47 autobusë, ka arritur në qarkun Maaret Masrin të Idlibit, që gjendet nën kontrollin e opozitarëve. Personat të evakuuar janë vendosur në qendrën strehimore Saed.

Mësohet, se 1500 nga gjithsej 2300 persona janë opozitarë ushtarak, ndërsa të tjerët gra dhe fëmijë.

Pritet që evakuimet të filluara javën e kaluar në lagjen lindore të Damaskut, Berze, të përfundojë në ditët në vijim.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme