Vazhdojnë kërkimet për tre personat në lumin Lepenc, FSK-ja në vendin e ngjarjes

Prishtinë | 18 Qer 2023 | 10:23 | Nga Ekonomia Online

Ka rinisur në orët e hershme të ditës së sotme aksioni për kërkimin e tre peronave që dyshohet se janë nga Kosova, të cilët pasditen e të shtunës, ranë me automjetin e tyre në rrjedhën e lumit Lepenc.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Shkup – Bllacë, ndërsa, po ktheheshin nga Aeroporti i Shkupit drejt Prishtinës.

Siç shkruan “Klan Macedonia” në ndihmë të ekipit të njësisë speciale “Tigrat” në Maqedoni, mëngjesin e sotëm kanë ardhur edhe ekipet e Forcave të Sigurisë së Kosovës.

Ndërkaq, në lidhje me këtë ngjarje deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli, thotë se tre personat që ranë në lumin Lepenc janë shqiptarë dhe kanë vdekur, i njëjti ka publikuar emrat e tyre.“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humbën jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjerët e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, ka shkruar Pacolli.

Të ngjashme