Vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec

Prishtinë | 04 Pri 2018 | 14:32 | Nga

Po vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit dhe që financohet nga buxheti i Komunë së Rahovecit. Renovimi i objektit ka nisur gjatë vitit të kaluar me renovimin e brendshëm dhe pas përfundimit të punëve përbrenda objektit, punimet janë duke vazhduar në renovimin e jashtëm të objektit.

Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit në lidhje me renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj”, shprehet se në objektin në fjalë, nuk ka pasur ndonjë intervenim sikur ky që tani është duke u bërë edhe pse ka pasur nevojë.

“Renovimi i brendshëm ka përfunduar dhe tani është duke u punuar në renovimin e jashtëm të objektit dhe shumë shpejt ky objekt do të marrë pamjen tjetër. Ne në vazhdimësi në do të jemi të përkushtuar që të investojmë, në ofrimin e kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve kulturore në Komunën tonë”, shprehet drejtori Hoxha.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme