Mot i vranët e me reshje shiut do të mbizotërojë edhe të premten në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), parashihet të ketë masa të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit.
“Masat e ftohta do të ndikojnë dukshëm në uljen e temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Reshjet e parashikuara për fundjavë, parashihen të jenë në formë dëbore”, thuhet në njoftimin e IHK-së.