Rreth 22.000 njerëz janë shpëtuar pasi përmbytjet kanë goditur shtetin Kerala në Indi, pas shirave të mëdha, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.
Ushtria bashkë me forcat speciale të shpëtimit dhe peshkatarët vendas kanë punuar për të arritur në vendet më të prekura nga përmbytja.
Gjithashtu, furnizime të nevojshme u janë sjellur të shpëtuarve përmes helikopterit, pasi ishin zënë nga shirat që nuk po pushojnë tash e dy javë.
Prejse sezoni i shirave ka filluar në Indi kanë vdekur rreth 350 persona.
Derisa sa shirat të pushojnë, parashihen edhe shumë përmbytje të tjera dhe ushtria bashkë me forca të tjera të shpëtimit duhet të punojnë që të arrin në zona të rrezikuara dhe të shpëtojnë qindra-mijëra të tjerë.