Vazhdon bashkëpunimi doganor në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 15:26 | Nga

Vazhdon bashkëpunimi në mes zyrtarëve të lartë doganor të Maqedonisë dhe Shqipërisë, për implementimin e marrëveshjes për tregti të lirë në Evropën Qendrore (CEFTA), ndërsa rritja e bashkëpunimit të mëtutjeshëm është në interes të të dyja shtetve, por edhe të gjithë rajonin, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Kjo u konstatua gjatë takimit bilateral në Korçë në mes delegacioneve të zyrtarëve doganor të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga drejtorët, Gjoko Tanasoski dhe Belinda Ikonomi.

“Takimi i delagacioneve mbahet me qëllimin e forcimit të bashkëpunimit të lartë në mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë, bashkëpunimin në kuadër të marrëveshjes për tregti të lirë (CEFTA) si dhe bashkëpunimi në pikat kufitare, thuhet nga Drejtoria e Doganave të Republikës së Maqedonisë.

Delegacionet bisedojnë për më shumë tema në interes, për vazhdimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm në kuadrin e kontrolleve dhe hetimeve në luftën kundër mashtrimeve doganore, si dhe ndalimin e kalimeve ilegale të kufijve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme