Vazhdon blerja e botës me paratë publike!

Prishtinë | 05 Qer 2026 | 17:51 | Nga Shenoll Muharremi

Vazhdon Blerja e Votës me Paratë Publike!

Sa thirrje, grante, subvencione e gjithçka tjetër u shpallën sot nga ministritë dhe qeveria… Uaaa! 😊

Po e shoh Albinin duke u thënë ministrave “Krejt, KREJT çka keni, shpallni 2-3 ditë para zgjedhjeve!”

Tash goxha disa ministri i publikuan sot. Granti për këtë, thirrja për atë… për gjithçka.

Kjo ndodh kur nuk punon si duhet dhe nuk i zbaton projektet me kohë, e pastaj mundohesh ta blesh secilin.

Marre është, tybe, sepse me politika të këqija ekonomike po i dëmtoni dhe varfëroni njerëzit, e pastaj po shpërndani grante (pas bonuseve nga 100 euro) duke tentuar t’i blini votat e qytetarëve.

Nuk janë bre kaq të ligë njerëzit sa të shiten për vota në këtë mënyrë. E ardhmja nuk shihet dhe nuk blihet me para.

Kujdes, sepse këto standarde të dëmshme për Kosovën që po i vendosni sot, vetëm për pushtet, nesër mund t’i abuzojë edhe dikush tjetër kur ju të jeni në opozitë.

Prandaj, nuk luhet me shtet. Nuk duhet bërë gjithçka vetëm për pushtet apo për ta mirëmbajtur atë.

Këto nuk janë modele të mira as të qeverisjes e as të zgjedhjeve.

Psh bujqit dhe fermerët i keni lënë pa ndihmë kur nafta ka shkuar gati 2 euro për litër.

Gjithashtu, kur u janë nevojitur mjetet në fillim të sezonës, nuk keni qenë aty. E sot po i nënshkruani ndihmat për bujqit, por sot është vota në pyetje. Këtë e keni lënë vetëm që të përfitoni në zgjedhje dhe në vota.

Meritoni me u ndëshku masivisht, sepse nuk po mendoni për qytetarët, ekonominë dhe sofrën e bereqetin e Kosovës, por vetëm për votat tuaja.

Model i keq është ky.

Të ngjashme