Paratë e falsifikuara po qarkullojnë shumë kohëve të fundit nëpër bizneset në Kosovë. Këtë e dëshmon edhe numri i madh i rasteve të raportuara në Policinë e Kosovës.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë në Prishtinë bëjnë të ditur se dje rreth orës 15:30, në një prej bankave komerciale në Fushë Kosovë, është raportuar për një rast të dyshuar me para të falsifikuara.
Sinjali mëson se, një punëtore e bankës TEB ka raportuar se në bankomat është deponuar një monedhë prej 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Kartëmonedha është sekuestruar dhe tashmë në koordinim me prokurorin e shtetit hetimi ka filluar për veprën penale “Falsifikim i parasë”.