Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Hallaq i vogël në Lipjan është raportuar se një i dyshuar, gjatë një ahengu familjar ka shtënë me armë zjarri.
Në njoftim të Policisë thuhet se njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar armën-revole me gas me një karikator me 15 fishekë të cal. 9 mm.
“Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.