Vazhdon konflikti sirian, sulm vetëvrasës në Damask

Prishtinë | 02 Kor 2017 | 10:10 | Nga

Një sulmues vetëvrasës, ka hedhur një bombë në kryeqytetin sirian, Damask, duke lënë të vrarë disa njerëz.

Policia siriane ka ndjekur tre sulmues të dyshuar që po përpiqeshin të hynin në kryeqytet me makina, thanë njoftimet e televizionit shtetëror sirian, transmeton Klan Kosova.

Policia ndaloi dy nga automjetet, por shoferi i tretë hyri në sheshin Tahrir dhe thuhet se shpërtheu veten pasi u rrethua.

Siria është në mes të një lufte civile gjashtë-vjeçare, me Damaskun ende më së shumti nën kontrollin e qeverisë.

Më shumë se 300,000 sirianë kanë humbur jetën në luftë, e cila filloi me protesta anti-qeveritare.

Agjencia e OKB-së për refugjatët thotë se që nga fillimi i konfliktit në vitin 2011, rreth 5.5 milionë njerëz janë larguar nga vendi dhe një tjetër shifër prej 6,3 milionësh janë lënë të zhvendosur brenda vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme