Zëvendësministri i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj dhe Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi, kanë nënshkruar marrëveshje mirëkuptimi për bashkë-financimin e projektit “Asfaltimi i rrugës Qestaj – Goqaj” në Komunën e Junikut.
Nënshkrimi i marrëveshjes së mirëkuptimit mes Zëvendësministrit Gecaj dhe Kryetarit Kuçi, u realizua në kuadër të mbështetjes së MAPL-së për financimin e projekteve kapitale në Komunat e Kosovës.