Komuna e Rahovecit, përmes projektit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e mbeturinave të ngurta, po bënë largimin dhe pastrimin e këtyre mbeturinave nëpër pika të zeza të cilat janë identifikuara.
Sipas një njoftimi të Komunës së Rahovecit, përmes këtij projekti që financohet nga buxheti komunal, deri më tani janë pastruar mbeturinat e ngurta në rrugën kryesore në hyrja të qytetit të Rahovecit nga Komuna e Malishevës, në brendisë të qytetit të Rahovecit, në fshatrat Vrajak, Bratotin, Zoqisht, Nagac dhe gjatë kësaj jave do të vazhdoj ky projekt edhe në fshatin Brestoc.