Edhe sot ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 34 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja. Ndërkaq, nesër do të regjistrohen deputetët nga Lista Serbe dhe nga komunitetet tjera pakicë. Seanca […]
Vazhdon regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII të Kuvendit – u regjistruan edhe 34

Edhe sot ka vazhduar regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Në njoftimin e bërë nga Kuvendi i Kosovës thuhet se gjatë ditës së sotme janë regjistruar 34 deputetë nga PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.
Ndërkaq, nesër do të regjistrohen deputetët nga Lista Serbe dhe nga komunitetet tjera pakicë.
Seanca konstituive e Kuvendit për Legjislaturën e Tetë, do të mbahet më 22 mars në orën 10:00.














