Rrënimi i shtëpive me vlera të trashëgimisë kulturore në Prizren, vazhdon të paraqes rrezik për kulturën historike të këtij qyteti të lashtë.
Organizata Jo-qeveritare “Ec Ma Ndryshe”, përmes një postimi në faqen zyrtare të tyre në Facebook, kanë raportuar edhe një shembje të një shtëpie historike në rrugën “Aleksandër Fleming” të Prizrenit, duke thënë se Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren ka refuzuar kërkesën e renovimit të kësaj shtëpie, raporton Ekonomia Online.
“Së fundi në rrugën “Aleksandër Fleming” është bërë rrënimi i objektit me vlerë historike për të cilin janë kontaktuar zyrtarët e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren për t’u informuar nëse kanë pranuar ndonjë kërkesë në lidhje me kryerjen e këtyre punimeve, e përgjigja e ofruar nga ky institucion na lë në dijeni se këta të fundit kanë pranuar një kërkesë të tillë dhe kanë refuzuar dhënien e pëlqimit për zhvillimin e punimeve. “, thuhet në postim.
Nga ana tjetër ata kanë bërë të ditur se në përgjigjën që e kanë marrë nga Drejtoria Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është thënë se pronari I kësaj ndërtese nuk posedon leje për rrënim të këtij objekti.
‘’Po ashtu edhe Këshilli për Trashëgimi Kulturore në përgjigjen e tyre zyrtare na njoftojnë se as këta të fundit nuk kanë lëshuar një pëlqim të tillë. Në anën tjetër Drejtoria Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në përgjigjen e saj zyrtare njofton se pronari nuk posedon leje për rrënim të këtij objekti. Inspektorët e Komunës së Prizrenit kishin bërë vendosjen e shiritave për ndalimin e punimeve por se pronari nuk e ka respektuar vendimin e tyre duke bërë mënjanimin e shiritave dhe duke kryer punimet pa leje institucionale.’’, raporton EO.
Nga ana tjetër, “Ec Ma Ndryshe’’ ka bërë thirrje për ruajtjen e objekteve me vlerë historike dhe ka kërkuar nga institucionet përkatëse që shkatërruesit e këtyre vlerave t’i paraqesë tek organet e rendit.
Më poshtë mund të shihni postimin e plotë: