Seanca plenare e nisur të enjten dhe e ndërprerë të premten, ka vazhduar sot prej orës 14:00.
Në rend dite është rishikimi i buxhetit. Deputetët që kanë folur për këtë çështje në dy ditët ku u mbajt kjo seancë, sot nuk do të kenë të drejtën e fjalës. Seanca të premten ishte ndërprerë pas tentim sulmit ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, nga deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj.
Më herët, kryeministri Avdullah Hoti ka ftuar deputetët të votojnë rishikimin e buxhetit, meqë sipas tij, është bllokuar ndihma për qytetarët.