Edhe sot do të vazhdojë seanca gjyqësore në Dhomat e Specializuara në Hagë, ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj. Për të katërtën ditë me radhë dëshmitarja e ZPS-së, Zenka Pumper do të vazhdojë të dëgjohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.
Gjatë ditës së djeshme avokati mbrojtës i ka prezantuar dëshmitares disa artikuj të publikuar në mediat e Kosovës, në të cilët përmenden emra të personave, disa prej tyre serbë.