Vazhdon takimi Kurti-Escobar në Kryeministri, interesim i madh i medieve për rezultatin

Prishtinë | 14 Mar 2024 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Takimi në mes të emisarit amerikan, Gabriel Escobar, dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës po vazhdon ende.

Ka më shumë se një orë e gjysmë që ky takim ka nisur, e ku pjesë është edhe ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Temat kryesore të takimit, siç ka paralajmëruar Gabriel Escobar janë dinari serb dhe kthimi në binarë i dialogut përmes implementimit të marrëveshjeve dhe obligimeve të marra nga palët.

Në oborrin e Qeverisë shihet numër i madh i përfaqësuesve të medieve, duke qenë se takimi Kurti-Escobar vjen në një pikë mjaftë kritike të raporteve SHBA-Kosovë.

Të ngjashme