Komuna e Drenasit ka mbajtur takimet e radhës sipas planifikimit të njoftimeve për të diskutuar projektet e planifikuara dhe buxhetin për vitin 2019-2021.
Dëgjimet për buxhet janë mbajtur në bashkësinë lokale të Baicës me banorët e fshatrave, Abri, Tërdec, Baicë, Krajkovë dhe Damanek, pastaj takimet kanë vazhduar edhe ne bashkësinë e Arllatit me banorët e fshatrave, Arllat, Llapushnik, Negroc, Vuçak, Bytyq dhe Gjergjicë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Më tej thuhet se në dëgjimet buxhetore ka marr pjesë, nënkryetari i Komunës, Gani Sylaj, drejtori i Urbanizmit, Idriz Hysenaj, drejtori i Financave, Labinot Gruda, kryetar të fshatrave, përfaqësues të lagjeve dhe qytetarë.
Komuna përmes këtyre dëgjimeve me qytetarë, ka për synim të planifikoj një buxhet qe del direkt nga kërkesat e qytetarëve, ku të pranishmit kanë shpalosur para qytetarëve synimet e shpërndarjes së parasë publike, ndërsa nga pjesëmarrësit ne dëgjime janë marrë kërkesat e tyre për projektet që janë ne interes të komunitetit ku ata jetojnë
Qytetarëve pjesëmarrës i është shpërndarë materiali informues i linjave buxhetore për vitet 2019-2021 si dhe draft-lista e investimeve kapitale, po ashtu i është sqaruar edhe rëndësia e këtyre dëgjimeve, ndërsa qytetarët kanë dhënë sugjerimet dhe kërkesat e tyre lidhur me projektet që janë ne interesin e qytetarëve, njofton komunikata.
Gjithashtu në komunikatë thuhet se në takimet për planifikimin e buxhetit do të vazhdojnë të mbahen edhe të hënën me datë 13.08.2018, ku takimi i parë do të zhvillohet në ora 11:00 në shkollën “Xheladin Gashi” në Komoran me banorët e Komoranit I, II, III dhe IV, Kizhnarekë, Nekoc, Fushticë e Ulët dhe e Epërme, Korroticë e Ulët dhe e Epërme, Zabel i Ulët dhe i Epërm dhe Sankoc, ndërsa po të njejtën ditë, pra të hënën me 13.08.2018 duke filluar nga ora 15:00 në shkollën “Rasim Kiqina” ne Drenas do të mbahet dëgjimi me banorët e Drenasit I, II dhe III, Poklek i Ri dhe i Vjetër, Vasilevë, Gllobar dhe Shtrubullovë.