Policia e Kosovës ka njoftuar se e ka ndaluar për 48 orë personin e arrestuar pas vdekjes së një 31-vjeçarit në Vushtrri.
Ai humbi jetën gjatë së enjtes, pasi ra nga kati i tretë i një objekti në ndërtim.
Për këtë rast, policia ka intervistuar pesë persona.
“Hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në koordinim me prokurorin kanë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin ku janë intervistuar pesë (5) persona në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar edhe një person i dyshuar. Pas intervistimit, është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.”, thuhet në njoftimin e policisë.