Vdekja e tre familjarëve kosovarë në Shqipëri, mjeku tregon pse nuk i dërguan në spital

Prishtinë | 09 Maj 2021 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Mjeku Bardhyl Belba ka folur për herë të parë për vdekjen e tre familjarëve kosovarë. Familja Haliti ishte nga Gjilani, por prej ditësh kishte ardhur në Gjirin e Lalëzit ku kishin blerë edhe një shtëpi prej 4 vitesh për të pushuar.

Por autoritetet shqiptarë kanë bërë të ditur se ata kanë ndërruar jetë pasi kanë konsumuar kërpudhat që kanë mbledhur në pyll.

Mjeku ka treguar simptomat e para që kanë konstatuar te pacientët e tyre dhe mjekimin që u dha, ndërsa shtoi se nuk i kanë ndërruar në spitalin e Durrësit, apo Tiranës, pasi gjendja e tyre pas marrjes së medikamenteve është paraqitur e mirë.

Mjeku: Familja Haliti është paraqitur në Qendrën Shëndetësore në Manëz më datë 5 maj rreth orës 1:30 të mëngjesit, në gjendje jo të mirë shëndetësore, me të vjella, këputje trupi, dhimbje barku dhe janë vizituar nga mjeku i shërbimit të urgjencës dhe është trajtuar me mjekimin përkatës.

Pas mjekimit personat janë përmirësuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Po atë ditë rreth orës 13:30 është paraqitur nëna e tyre me të njëjtat simptoma. Pasi ka marrë mjekimin e duhur është përmirësuar. Janë ngritur vetë dhe kanë dalë normal.

Nuk duhet t’i dërgonte Qendrën Shëndetësore të Manzës drejt spitalit të Durrësit?

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme