Vdekje e dyshimtë në Lipjan, Policia nis hetimet

Prishtinë | 17 Gus 2023 | 09:24 | Nga Ekonomia Online

Një vdekje e dyshimtë raportohet të ketë ndodhur dje në Lipjan.

Policia ka njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

“Lipjan 16.08.2023 – 07:22. Është raportuar se viktima femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme