Vdekje e dyshimtë në Novobërdë

Prishtinë | 16 Jan 2021 | 11:17 | Nga Ekonomia Online

Një person nga Novobërda ka raportuar në Policinë e Kosovës mbrëmjen e së enjtes se gjyshi i tij ka bërë vetëvrasje.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësore i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion ndërkaq në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që hetimet të vazhdojnë.

Policia e ka cilësuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme