Vdekje e dyshimtë në Pejë, gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij

Prishtinë | 17 Nën 2021 | 13:41 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur pa shenja jete paraditen e së mërkurës në banesën e tij në Pejë.

Rasti shtë raportuar rreth orës 11:20 në Policinë e Kosovës, ndërkaq kur ata kanë dalë në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe vdekja e viktimës nga ekipet mjekësore.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugën “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesën e tij, menjëherë të gjitha njësitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar  vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, tha Rugova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme