Një person ka vdekur mesditën e sotme në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për EkonomiaOnline se vdekja është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Sot rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për një vdekje të dyshimtë, në rrugën ‘Agim Ramadani’ në Prishtinë”.
“Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njësitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës(mashkull). Me rastin po merren njësitë përkatëse policore”, tha ajo për Ekonomia Online.
Dëshmitarët e rastit thanë për EO se viktima ishte i moshuar dhe po hynte në ndërtesën ku banonte.
Ata në kushte anonimiteti thanë se ndihmë u kanë ofruar shumë qytetarë, por që ishte e pamundur.