Një burrë është gjetur i vdekur në familjen e tij në Prizren.
“Nga ekipi mjekësor është raportuar se gjatë vizitës së një pacienti në një familje, kanë konstatuar se viktima mashkull K/Shqiptar ishte pa shenja jete”, thuhet në raportin e Policisë.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori dhe me urdhër të tij, është iniciuar rasti dhe trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.