Policia e Kosovës ka njoftuar për një vdekje të dyshimtë në Rahovec. Sipas policisë në një shtëpi është gjendur një femër pa shenja jete.
Trupi i pa jetë është ndërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Rr. Sheh Ilmi Maliqi, Rahovec 08.01.2021 – 14:50. Raportohet se në shtëpinë e saj në rrethana të pa njohura ka vdekur viktima femër kosovare. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.