Vdekje e dyshimtë në Skenderaj, detaje nga raporti i Policisë

Prishtinë | 01 Maj 2023 | 09:20 | Nga Ekonomia Online

Një person është dërguar në QKMF-në e Skenderajt pasi dyshohet se ka tentuar të bëjë vetëvrasje.

Ai më pas është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të Mitrovicës, por i njëjti ka vdekur dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML.

“VDEKJE E DYSHIMTË, Skenderaj 30.04.2023 – 14:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në QKMF Skenderaj i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura kishte tentuar të bëjë vetëvrasje. Viktima me gjendje të rëndë është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovicë por i njëjti ka ndërruar jetë vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë me urdhër të prokurorit është dërguar në IML për obduksion.”

Të ngjashme