Mbrëmjen e së premtes në Entin Special në Shtime, në rrethana të panjohura ka vdekur një person i gjinisë mashkullore.
Polica e Kosovës ka njoftuar se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga kjo qendër.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Shtime 06.10.2017-21:56. Raportohet se në Entin Special ne Shtime ne rrethana te panjohura ka ndërruar jete viktima mashkull K-Shqiptar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar nga QKMF Shtime. Me urdhër te prokurorit trupi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thotë njoftimi i policisë.