Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Studeçan të Suharekës. Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se Policia është lajmëruar nga Emergjenca e Suharekës dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. “Rreth […]
Vdekje e dyshimtë në Suharekë, Policia jep detaje për rastin

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Studeçan të Suharekës.
Rasti ka ndodhur pak pas orës 15:00 dhe është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se Policia është lajmëruar nga Emergjenca e Suharekës dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë.
“Rreth orës 15:-05, Policia është njoftuar nga Emergjenca në Suharekë për një vdekje të dyshimtë”, ka thënë Osmanollaj për Reporteri.net.
Ai ka thënë se me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për Obduksion.











