Vdekje e dyshimtë, një 72-vjeçar gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Policia në Mitrovicë ka njoftuar se sot, rreth orës 11:30, ka pranuar një informatë se në rrugën “Shala e Bajgorës’’ në Mitrovicë në vendbanimin e tij, dyshohet se një person është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit kompetente si dhe emergjenca nga Spitali Rajonal në Mitrovicë, me ç’rast mjeku ka konstatuar se viktima M.T., 72 vjeçar, është pa shenja jete.

Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori, dhe me urdhrin e tij trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion.

Rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.

Të ngjashme