Rreth orës 00:05 pas mesnatës në rrugën “William Wolker”, në Prizren një vajzë e moshës 15 vjeçare ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një ndërtesë e lartë.
Lajmin e ka konfirmuar Vesel Gashi nga Policia rajonale e Prizrenit.
Ai tha viktima-femër ka rënë nga një ndërtesë me lartësi prej 25 metra duke pësuar lëndime vdekjeprurëse.
“Viktima ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Prizrenit, si pasoj e lëndimeve të rënda trupore. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar intensivisht në zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti, ndërsa me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, ka thënë Gashi për Gazetën Express.
Motivet nuk dihen ende policia po merret me rastin