Një grua rreth moshës 31 vjeçare ka vdekur para disa minutash pasi është hedhur nga kati i tretë i Klinikës se Gjinekologjisë në QKUK.
Siç ka mësuar “Koha Ditore” ajo ka qenë shoqëruese e foshnjës njëmuajshe e cila kishte probleme e që ishte hospitalizuar tash e disa ditë.
Një burim i ka thënë gazetës se kjo gruan momentin që është hedhur nga kati i tretë ka qenë e shoqëruar nga bashkëshorti.
Gjendja e foshnjës prej hospitalizimit ishte përmirësuar dhe pritej lirimi.