Vdes afaristi i njohur nga Istogu, Ismet Rugova

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Me datë 09 shkurt 2024 në Vjenë të Austrisë, në moshën 57 vjeçare, ndërroi jetë inxhinieri dhe biznismeni nga Istogu, z. Ismet Rugova, themelues i kompanisë së njohur ndërtimore “Macon”. Ceremonia e varrimit të të ndjerit do të zhvillohet, me datë 15 shkurt, në ora 13:00, në fshatin Cerrcë, komuna Istog.

Ismet Rugova me profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, arriti të bëhej një nga inxhinierët më të respektuar në fushën e ndërtimit dhe projektimit. Kontributi i tij në projektet ndërtimore ishte i jashtëzakonshëm, duke ndihmuar në zhvillimin e infrastrukturës në të gjitha komunat e rrafshit të Dukagjinit dhe në realizimin e projekteve të mëdha të ndërtimit.

Përveç karrierës së tij të suksesshme, Rugova ishte gjithashtu një biznismen i dalluar. Ai themeloi dhe menaxhoi kompaninë e suksesshme ndërtimore “Macon”. Me aftësitë e tij menaxheriale dhe vizionin e tij të zhvillimit, ai arriti të krijojë vende pune dhe të kontribuojë në rritjen e ekonomisë së vendit.

Ismet Rugova la pas një trashëgimi të madhe në fushën e ndërtimtarisë dhe biznesit. Kontributi i tij dhe përkushtimi ndaj profesionit të tij do të kujtohet gjithmonë, duke u bërë burim frymëzimi për të gjithë ata që vijnë pas tij.

Të ngjashme