Vdes afaristi i njohur, Shkumbin Bicaj

Prishtinë | 19 Nën 2021 | 23:36 | Nga Ekonomia Online

Afaristi i njohur dhe ish-zyrtar i AKP-së, Shkumbin Bicaj, ka vdekur sot pas një sëmundjeje, ka njoftuar familja.

“Njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë e shokët se sot, më 19.11.2021, pas një sëmundjeje të shkurtër, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Shkumbin M. Bicaj”, thuhet në njoftim.

Varrimi i të ndjerit do të mbahet nesër në varrezat e Prishtinës.

“Varrimi i të ndjerit bëhet më 20.11.2021, në varrezat e qytetit të Prishtinës, në orën 15:00. E pamja do të mbahet 3 ditë, nga dita e diel, në hotelin “Grand”, nga ora 09:00 deri në 14:00”, thuhet më tej njoftim.

Kujtojmë se afaristi Shkumbin Bicaj ishte menaxher i ndërmarrjes “Birra Peja”, zëvendsdrejtor menaxhues i AKP-s. Ai po ashtu ka punuar edhe si ekspert në Bankën Botërore në mbështetje të Ministrisë së Tregtisë, pastaj zëvendësdrejtor menaxhus i Trustit si dhe zyrtar për zhvillimin e ndërmarrjeve në Pejë.

Të ngjashme